Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama nuk e kupton dot jetën pa pushtet ndaj të tjerëve


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një intervistë për Ora News ka folur për kërkesën e mandatit të tretë nga Kryeministri Edi Rama.

Meta deklaroi se Rama nuk e kupton dot jetën e tij pa pushtet.

Rama mund të kërkojë edhe mandat të 13-të, sepse nuk e kupton jetën e tij pa pushtet, sidomos pa pushtet ndaj të tjerëve. Flet për një mendësi jashtë realitetit, jo vetëm jo demokratike. Kemi një realitet 8 vjeçar ku pushtetet janë në një dorë dhe rezultatet janë katastrofike. Janë katastrofike në shëndetësi dhe në arsim.

Ata që studiojnë në vend duan të ikin jashtë dhe 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen. Këtu nuk po flasim jo për emigrim, por për një shpopullim. Ndoshta ai e do edhe një mandat që ta përfundojë shpopullimin e vendit, por e shoh të vështirë”-deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *