Vendosni fjalën kyçe....

Bino: Edhe personat që kanë kaluar Covid-19 duhet të vaksinohen


Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë në ISHP Silva Bino ka deklaruar gjatë debatit për emisionin “Opinion” se edhe personat që kanë kaluar Covid-19 duhet ta bëjnë vaksinën anti-covid.

Bino tha se vaksinimi edhe te personat që kanë kaluar Covid bëhet për shkak se jo të gjithë kanë krijuar anti-trupa.

Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”-u shpreh Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *