Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me burg përjetë autori i sulmit ndaj një sinagoge në Gjermani


Stephan Balliet, 28 vjeç, personi i armatosur që vrau dy dhe plagosi disa të tjerë gjatë një sulmi që u transmetua drejtpërdrejtë në vitit 2019 në një sinagogë në qytetin gjerman të Halle, është burgosur përjetë nga një gjykatë gjermane.

Balliet qëlloi dhe vrau një kalimtare femër dhe një burrë në një dyqan qebapësh gjatë sulmit në 9 tetor 2019, pasi ai u përpoq dhe nuk arriti të hynte në një sinagogë ku rreth 52 njerëz po luteshin. Ai gjithashtu vendosi një pajisje shpërthyese të improvizuar në derën e sinagogës, e cila nuk arriti të shpërthente.

Ai nuk shprehu pendim gjatë gjithë gjyqit, duke e përshkruar popullin hebre si ‘armik’. Ai gjithashtu mohoi Holokaustin gjatë çështjes së tij gjyqësore, që është një vepër penale sipas ligjit gjerman.

Në kohën e sulmit, policia gjermane deklaroi se Balliet kishte një ‘sfond ekstremist të djathtë’, duke shtuar se ai kishte postuar një manifest në internet në të cilin ai detajonte ‘masakrën’ e tij të planifikuar, armët që përdori dhe ideologjinë e tij dhe i përshkroi hebrenjtë si ‘rrënja e të gjitha problemeve’.

Sulmi, i cili u transmetua në platformën Twitch për afro 35 minuta, u krye në festën hebraike të Yom Kippur, dita më e shenjtë e vitit për hebrenjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *