Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata turke dënon 475 pjesëmarrësit në grushtin e shtetit 2016, pilotët e disa ish-gjeneralë marrin burgim të përjetshëm


Një gjykatë turke u ka dhënë dënime të përjetshme ish-komandantëve ushtarakë dhe pilotëve të avionëve luftarakë të cilët bombarduan ndërtesat e policisë dhe ndërtesën e parlamentit në Ankara gjatë një grushti shteti të dështuar në korrik të vitit 2016.

Gjykata në Ankara dha vendimet kundër 475 të pandehurve, anëtarë ose bashkëpunëtorë të organizatës FETO, të drejtuar nga kleriku turk në mërgim në SHBA, Fethullah Gylen, 365 prej të cilëve ishin arrestuar më herët.

Disa ish-zyrtarë ushtarakë dhe civilë morën deri në 79 burgime të përjetshme për rolin e tyre në grushtin e dështuar të shtetit.

Një ish-Gjeneral brigade u dënua me burgim të përjetshëm për sigurimin e karburantit për avionët luftarakë F-16 që u përdor nga pjesëmarrësit në grushtin e shtetit, ndërsa disa nga kolegët e tij morën një dënim të ngjashëm për udhëzimin e pilotëve për të goditur objektiva specifikë në kryeqytet.

Pilotët u dënuan me burgim të përjetshëm për bombardimin e postave të policisë, ndërtesës së parlamentit turk dhe një kompanie transmetuese shtetërore në kryeqytetin e vendit.

Në një vendim, një ish-pilot i F-16 mori 16 dënime të përjetshme për vrasjen e 15 personave pranë kompleksit presidencial.

Një tjetër i pandehur, një ish-Gjeneral brigade, mori dënim të përjetshëm për ndalimin e një shefi të policisë ushtarake gjatë grushtit të shtetit.

Gjykatat turke më parë dënuan 262 persona me burgim të përjetshëm për rolin e tyre në grushtin e shtetit në qershor të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *