Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Mjekët janë në betejë psikologjike me pacientët dhe kryeministrin posesiv


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin “Tempora” deklaroi se mjekët janë në një betejë psikologjike me pacientët dhe kryeministrin posesiv.

Kryemadhi thotë se Rama po shfrytëzon mjekët dhe i nxjerr si filmat elektoralë.

Mjekët kanë një betejë të madhe psikologjike me pacientët dhe me kryeministrin posesiv dhe maskara. Që të marrësh Najada Çomën dhe ta nxjerrësh si aktore në filmat elektoralë, për mua është turp. Është shumë e rëndë për mua dhe nuk do t’ia lejoja vetes që personeli dhe stafi mjekësor të kthehet në aktorë të filmave politikë.

Sot beteja e njerëzve për të mbijetuar nuk është profesioni. Sot kemi gazetare dhe mjekë të tjetërsuar. Është vetë infrastruktura e propagandës që është ngritur. Unë vlerësoj të gjithë mjekët dhe infermierët që shërbejnë jashtë qendrave spitalore”-tha Kryemadhi.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *