Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: S’kam shpresa te qeveria e re, e ardhmja e Luginës e zymtë


Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, fjalimi i të cilit para pak ditësh bëri bujë, tha se përbërja e qeverisë së re serbe është zhgënjyese.

Duke iu referuar kryeministres Bërnabiç, ai tha se nuk ka paqe pa ballafaqim më të shkuarën, shkruan Lajmi.net.

“Një qeveri në përbërjen e së cilës ka ministra që hapur e shprehin urrejtjen antishqiptare, duke u krenuar me atë, nuk mund të jetë qeveri e cila punon, siç tha Brnabiç, për kompromis me shqiptarët. Një qeveri e cila refuzon të flasë hapur për varrezat masive në Batajnicë e vende tjera në Serbi, nuk jep shpresë për pajtim me shqiptarët.” – tha Kamberi.

I pyetur nëse kjo përbërje e re e qeverisë do të jetë më funksionale për sa i përket jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Kamberi tha se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

“Gjatë fjalës së saj, Brnabiç nuk ka përmenduar asnjë nga problematikat e mëdha që e presin. Ajo nuk ka përmendur nevojën e dialogut me të zgjedhurit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës as gatishmërinë për përballjen me krimet e luftës. Prandaj shp[resat se kjo qeveri mund të bëjë diçka të mirë janë të zymta.” – shtoi deputeti shqiptar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *