Vendosni fjalën kyçe....

Humbi punën nga koronavirusi, nëna në Florida po mbijeton me biznesin e limonadave të fëmijëve të saj


Një nënë nga Florida e cila humbi punën për shkak të pandemisë së koronavirusit, tani po mbështetet në stendën e limonadave të fëmijëve të saj për të siguruar jetesën.

Erin Bailey zotëronte një biznes të suksesshëm të kujdesit për lëndinën në Palm Springs. Por ndërsa përhapej pandemia, lista e klientëve të saj zvogëlohej shpejt dhe tani ajo nuk ka asnjë.

“Unë isha aq e ngazëllyer që më në fund kisha biznesin tim dhe po shkonte kaq mirë, atëherë papritmas gjithçka u ndal. Unë isha kaq e lumtur dhe krenare, dhe tani ndihem si e dështuar”- u shpreh Bailey, një nënë e cila kujdeset e vetme për katër fëmijët e saj, citon CNN.

“Gjithmonë kam qenë vetëm, duke kërkuar ndihmën që nuk po vinte.”- shtoi ajo, ndërsa i rridhnin lotët. Bailey tha se familja e saj merr ndihmë nga qeveria në formën e pakove ushqimore, por ato nuk zgjasin mjaftueshëm.

Ajo u përpoq të rikthejë biznesin e saj të kujdesit për lëndinën, por shumica e klientëve të saj kanë frikë se mos preken nga virusi dhe nuk duan që ajo të shkojë në shtëpitë e tyre. Mbyllja e shkollave e ka përkeqësuar problemin, pasi ajo nuk mund të gjente një vend të sigurt për të dërguar fëmijët e saj ndërsa kërkonte për punë tjetër.

Pa patur më opsione, nëna në vështirësi iu drejtua stendës së limonadës së fëmijëve të saj për të mbështetur familjen.

Për gjashtë muajt e fundit, Bailey dhe katër fëmijët e saj të cilët janë të moshave nga 6 deri në 10 vjeç, i kanë kaluar mëngjeset e tyre duke bërë limonadë dhe duke ua shitur ato fqinjëve të tyre.

Ata zakonisht fitojnë rreth 30 dollarë në ditë, e cila është e mjaftueshme për të përballuar disa gjëra të domosdoshme, si letra higjienike.

Frika e saj më e madhe është humbja e shtëpisë së tyre. Familja është me qira dhe faturat po grumbullohen.
Për të ndihmuar në shlyerjen e borxhit, fëmijët i dhanë nënës kursimet të cilat i kishin mbledhur për lodra dhe sende të tjera argëtuese.

“Ata kanë qenë kaq pozitivë dhe është thjesht një ndihmë e mahnitshme. Ata nuk e dinë shkallën e plotë të asaj që po ndodh sepse unë bëj çmos për t’i mbrojtur ata nga realiteti”– tha Bailey. “Ndonjëherë do të thotë të buzëqeshësh shumë dhe të hiqesh si e lumtur pavarësisht se sa stresuese bëhet”.

Pas kësaj, Bailey krijoi një fushatë GoFundMe duke kërkuar ndihmë nga njerëz të huaj dhe tashmë ka marrë rreth 25,000 dollarë dhurime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *