Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Meta ka lënë presidencën dhe ka nisur fushatën, nëse nuk dal deputet do iki nga jeta politike


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla në emisionin “Open” në Top Channel ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta ku bënte thirrje për hapjen e plotë të listave zgjedhore dhe kundërshtonte hapur formulën e propozuar nga PS-ja.

Për këtë numri dy i PS-së tha se Presidenti me atë deklaratë ka lënë zyrën dhe ka nisur fushatën për partinë e tij.

Presidenti e ka lënë presidencën dhe ka nisur fushatën për partinë e tij, ose për opozitën në tërësi”-deklaroi Balla.

Ndërsa më tej Balla foli edhe për ndryshimet kushtetuese për listat e kandidatëve për deputet.

Balla tha se me sistemin e propozuar nga Partia Socialiste mundet që disa politikanë të konsiderojnë pozicionin e tyre. Madje ai shkoi më tej ku tha se nëse nuk merr vota për një mandat do konsiderojë jetën e tij politike.

Nëse unë nuk marr vota sa për një mandat, do të rishikoj pozicionin tim. Këtë duhet ta bëjnë të gjithë ata që nuk votohen nga qytetarët”-tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *