Vendosni fjalën kyçe....

“Po na merren shumë liri, s’e mbaj maskën se është idiotësi” – Ish-kitaristi i Oasis


Ish-kitaristi i Oasis, Noel Gallagher, thotë se ai nuk do të mbajë një maskë ‘të pakuptimtë’ për fytyrën, duke hedhur poshtë rregullat Covid-19 të vendosura nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për të luftuar pandeminë.

“Ka shumë liri të drejta që po na hiqen tani.” – tha Gallagher në podcast me Matt Morgan të hënën.

 “Unë zgjedh të mos e mbaj një të tillë. Nëse unë e marr virusin është tek unë, nuk është tek askush tjetër.” – shtoi artisti.

“Nuk ka nevojë për të…Ato janë të pakuptimta.”

Gallagher gjithashtu tregoi një histori se si ai refuzoi të mbante një maskë në tren deri në Mançester, pavarësisht kërcënimit të një gjobe prej 1.000 stërlinash, duke argumentuar se ishte absurde që njerëzit të detyrohen t’i mbajnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *