Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI-ja është në unison me PD-në, në koalicion renditemi kundër Ramës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se si do që të vendoset me listat zgjedhore, LSI-ja është në unision me Partinë Demokratike.

Për Kryemadhin, çdo ndryshim në Kodin Zgjedhor duhet të miratohet me konsensus në Këshillin Politik.

Data 25 prill tashmë është një datë, është një fillim për të gjitha partitë politike të cilat besoj që fillojnë tashmë agjendën e tyre politike. Si do veprohet me koalicionet? Ne jemi në unison me PD dhe opozitën ku të gjitha partitë politike janë të renditur kundër Edi Ramës. Ne do të shkojmë si një grupi i vetëm kundër Ramës. Çdo ndryshim në kodin Zgjedhor duhet të miratohet me konsensusin e Këshillit politik. Të miratohet kodi do të ndërtojmë listën, nuk është problemi i listave por alternativat që do i japim shqiptarëve“- tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *