Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon ndaj opozitës parlamentare dhe Presidencës: Kuvendi është sovran, mos u merakosni, nuk do ndalojmë koalicionet


Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër deklarimeve kundër votimit në Komisionin Parlamentar të ndryshimeve kushtetuese për t’i hapur rrugë listave të hapura për kandidatët për deputet.

Rama thumbon opozitën jashtëparlamentare dhe Presidencën duke i thënë se marrëveshja do votohet por sharjet e provokimet e rrezikojnë.

Rama i kujton Presidentit se Kuvendi është sovran dhe dëgjon të gjithë ndërsa për listat e hapura thotë se i bëjnë mirë vendit.

Në fund Rama thekson se ndryshimet nuk do ndalojnë koalicionet parazgjedhore.

Shoh agjitim në radhët e opozitës jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë.

Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit.

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet të merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”-shkruan Rama në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *