Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Kombeve të Bashkuara ‘i shokuar dhe i shqetësuar’ nga videoja seksuale në makinën e tyre në Izrael


Kombet e Bashkuara shprehen të tronditur dhe të shqetësuar nga pamjet eqë kanë qarkulluar në rrjet, ku një akt i dukshëm seksual po kryhej në një nga makinat e tyre zyrtare në Izrael.

Video tregon një grua me një fustan të kuq me një burrë në sediljen e pasme të një makine 4×4 të bardhë, me shenjat e Kombeve të Bashkuara.

Videoja e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, me sa duket u filmua në një rrugë kryesore në Tel Aviv.

Organizata e Kombeve të  Bashkuara tha që po hetonte incidentin dhe ishte afër identifikimit të individëve që shihen në video. Ata besohet se janë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael.

Një pasagjer mund të shihet i rrëzuar në pjesën e përparme, por shoferi nuk mund të shihet teksa makina lëviz larg.

Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në video si “të neveritshme”.

Kjo lloj sjellje “shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i Kombeve të Bashkuara”, tha Dujarric për BBC-në të premten.

Kur u pyet nëse akti seksual konsensual apo ishte e përfshirë pagesa, Dujarric tha se këto pyetje ishin pjesë e hetimit në vazhdim.

Kombet e Bashkuara kanë politika të rrepta kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e stafit të saj. Stafi mund të disiplinohet nëse konstatohet se nuk respektojnë rregullat e sjelljes. Ata mund të riatdhesohen ose ndalohen nga operacionet paqeruajtëse të OKB-së, por është përgjegjësi e kombit të tyre të ndërmarrë veprime të mëtejshme disiplinore ose ligjore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *