Vendosni fjalën kyçe....

Policët dhunuan dje të miturin në Tiranë, Basha: Kjo padrejtësi ka vetëm një emër (VIDEO)


Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar lidhur me dhunën e ushtruar nga policia ditën e djeshme në kryeqytet, ndaj një adoleshenti.

 “Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë!

Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit.Ky është akti i një frikacaku të dështuar.”, shkruan Basha ndërsa publikon edhe një video nga episodi.

Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar ditën e djeshme ka folur lidhur me ngjarjen duke i shkruar Olti Currit në rrjete sociale. Ajo i dërgon foto të të birit të dhunuar, vetëm pse ai po bënte xhiro me biçikletë te Liqeni Artificial.

 “Olti ndjese per kete ore te vone por spo fle dot nga te qaret, kam nevoj per ndihme, Veliaj ketej ben korsi bicikletash e kur na dalin femijt per xhiro na i rrafin ne kete gjendje. Ky eshte djali im dhe eshte vetem 15 vjec. Sot pertej dhunes nga policia u gjend dhe mbrapa hekurave ne biruc, sikur te ishte kriminel, kam frik per femijt e mi ne ket vend te felliqur qe po jetojm.”– shkruan zonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *