Vendosni fjalën kyçe....

Infektohen me koronavirus edhe Martti Ahtisaari dhe gruaja e tij


Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidenit të Finlandës, që thotë se përgjigja ka mbërritur ditën e hënë.

Siç shkruajnë mediat lokale, gruaja e ish-presidentit, Eva, gjithashtu ka rezultuar pozitive me koronavirus. Rasti i saj u konfirmua ditën e dielë.

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit 82-vjeçar dhe bashkëshortes së tij, 83-vjeçare paraqitet e mirë, pavarësisht rrethanave.

Ahtisaari ishte presidenti i 10-të i Finlandës dhe e ka mbajtur detyrën nga viti 1994 deri në 2000-shin. Ai ka fituar Çmimin Nobel për Paqen nëvitin 2008 për punën e tij, në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ahtisaari ishte i dërguar i posaçëm i OKB-së për Kosovën, i ngarkuar me organizimin e negociatave për procesin e statusit të Kosovës, e cila më vonë shpalli pavarësinë e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *