Vendosni fjalën kyçe....

“Bentley” prezanton modelin më të shtrenjtë, do prodhojë vetëm 12 copë të personalizuara


Prodhuesi britanik i makinave luksoze ‘Bentley’ ka paraqitur makinën e saj më ekskluzive dhe më të shtrenjtë, ‘Mulliner Bacalar’, rreth 2 milionë stërlina.

Makina kabrio mund të kapë një shpejtësi deri në 321 kilometra në orë. ‘Bentley’ do prodhojë vetëm 12 modele, secila me një çmim rreth 2 milionë stërlina.

Çmimi fillestar i makinave është 1.8 milion stërlina por shkon në 2 milionë pas personalizimit.

Ajo është e pajisur nga një motor benzine ​​i përmirësuar dhe i fuqishëm 6.0 litra Ë12 TSI që prodhon 659 kuaj fuqi ndërsa shkon nga 0 në 100 kilometra në 3.5 sekonda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *