Vendosni fjalën kyçe....

Meta ka një pyetje të thjeshtë: A ka një vend në NATO e BE që ka qëndruar një orë të vetme pa Gjykatë Kushtetuese?


Kreu i Shtetit, Meta, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë e Kuvendit, duke treguar të gjithë hapat e kapjes së shtetit dhe drejtësisë.

Ndërsa nuk ka harruar të shigjetojë ata që u quajti bashkëpunëtorët e huaj të grupit puçist në vend.

Ai tha gjithashtu se para drejtësisë sot vihen qytetarët e thjeshtë për krime banale, ndërkohë që ata që vjedhin, grabisin e shkelin Kushtetutën e kapin shtetin e drejtësinë i shpëtojnë asaj.

‘Grushti i shtetit nisi me policinë së cilës iu bë thirrje të linte kapelen e të bënte fushatë për Partinë Socialiste. Grushti i shtetit vijoi me zgjedhjen në shkelje të Kushtetuës të Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

Përmes një parlamenti monist ata hodhën poshtë dekretin e presidentit për zgjedhjet. Celula moniste në KQZ e bëri të mundur këtë. Populli shqiptar i bojkotoi zgjedhjet e tyre në mënyrën më masive. As 5% nuk morën pjesë në zgjedhje pavarësisht kërcënimit ndaj aministratës. Rrëmbyen 100% të pushtetit lokal në të 61 bashkitë e tyre moniste. Ata miratuan së fundmi KÇK për të asgjësuar totalisht atë që quhet drejtësi e re për ta futur gjithçka nën thundrën e policisë. Për të përgjuar në mënyre mafioze ata që thonë të vërtetat për ta. Ata bënë ligjin anti-kushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te Lana duke ia hequr këtë kompetencë presidentit. A ka një vend në NATO e Europë që ka qëndruar një orë të vetme pa Gjykatë Kushtetuese?’ – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *