Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet kush e organizoi darkën ku ishte Rama, Pompeo e Zuckerberg


Para dy ditësh, kryeministri Rama publikoi në Facebook, disa foto me shefin e Facebook,  Mark Zuckerberg.

Fotot u shpërndanë menjëherë në mediat online duke nxitur kureshtje e spekulim se ku ishin shkrepur. Ndërsa mendohej se ato ishin bërë në Konferencën e Mynihut, ato janë bërë në fakt në një darkë të organizuar nga media gjermane, BILD.

Kjo e fundit e ka publikuar vetë darkën e organizuar prej saj ku morën pjesë përveç disa prej biznesmenëve më të fuqishëm të Gjermanisë, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, shefi i Facebook, Zuckerberg e kryeministri Rama.

Dy shqiptarë kane qenë ne këte darkë privé dhe ekskluzive, Edi Rama dhe Dorian Duçka. Silueta e këtij të fundit është shfaqur dhe në njërën prej fotove në shkrimin e BILD.

Më poshtë shkrimi i plotë i BILD-it

Birrë e shërbyer në gota të akullta prej guri, rafte me midhje, kërmij, karkaleca e verë të bardhë, dhe shumë kohë për biseda personale midis CEO-ve, kryeministrave, ministrave, presidentëve të shteteve.

Kjo ishte ‘Ushqim deti dhe Siguri’, darka tradicionale e ‘BILD’ për konferencën e sigurisë së Mynihut në restorantin e ndriçuar nga shandanët, ‘Chez Fritz’.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri shaka në lidhje me kostumet e tij: ‘Herën e parë që kisha kostum ishte gjatë pagëzimit, të dytin për martesë dhe kisha menduar se kostumin e tretë do e kisha në varrimin tim, por tani më duhet t’i mbaj veshur këto gjëra të mallkuara çdo ditë’.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ishte bashkë me bashkëshorten e tij, Sekretari amerikan i Energjisë, Dan Brouillette, rrëfeu sesi në vitet ’80 kishte qenë ushtar në pikën e kontrollit Charlie në Berlin. Gjeniu i Facebook, Mark Zuckerberg, kërkonte patjetër të bisedonte me shefin e Volkswagen, Herbert Diess.

Të ftuar të tjerë: Bosi i Mercedes-Benz, Ola Källenius, CEO i Lufthansa-s, Carsten Spohr, moderatorja Anna von Bayern, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ardhmja e CDU-së, Jens Spahn, ministri i Transportit, Andreas Scheuer, Gjenerali i SPD-së, Lars Klingbeil dhe udhëheqësi i grupit rajonal të CSU-së, Alexander Dobrindt.

Bashkëpritës dhe përfaqësues i BILD-it, Paul Ronzheimer: ‘Ushqim deti dhe siguri’ do të thotë që në një atmosferë të relaksuar ka më shumë biseda të hapura për politikën e jashtme sesa kudo tjetër.

VINI RE: Shkrimin e plotë të BILD e lexoni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *