Vendosni fjalën kyçe....

6 drejtorë në 2 vjet, prezantohet i shtati në krye të Hipotekës së Vlorës


Bilbil Aliaj do jetë drejtori i dhjetë i Hipotekës së Vlorës që prej vitit 2013.

Ai zëvendëson në këtë post Taulant Cenametin, i cili u komandua së fundmi në vend të Elona Hodajt, që qëndroi në këtë post vetëm 1 muaj.

Një pjesë e drejtuesve të Hipotekës së qytetit bregdetar janë dorëhequr gjatë periudhës 6-vjeçare ndërsa së fundmi ajo ishte përfshirë nga kontrolli i KLSH-së.

Nga janari 2018, Hipoteka e Vlorës ka parë 6 drejtorë e Aliaj është i shtati.

Taulant Cenameti, nëntor 2019-shkurt 2020 (3 muaj)

Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)

Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)

Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)

Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)

Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)

Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)

Loreta Alushi Tozaj, dhjetor 2014-tetor 2015 (10 muaj)

Ina Luçi, tetor 2013-dhjetor 2014 (14 muaj)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *