Vendosni fjalën kyçe....

 Vajza e gjeneralit Soleimani kërcënon Trump-in: “Ditë të errëta” do të vijnë


Vajza e komandantit iranian të vrarë në një sulm ajror amerikan pak ditë më parë ka paralajmëruar SHBA-në se do përballet me “ditë të errëta” pas vdekjes së tij.

Gjeneralmajor Qassem Soleimani u vu në shënjestër gjatë një operacioni të miratuar nga Presidenti Donald Trump javën e kaluar. Pas vrasjes së tij Irani është zotuar për hakmarrje.

Figura të larta iraniane përfshirë Liderin Suprem të vendit, Ajatollah Khamenei morën pjesë në funeralin e gjeneralit të hënën.

Gjatë një transmetimi live, vajza e tij Zeinab Soleimani tha se SHBA dhe aleati i saj Izraeli do të përballen me pasoja.

“I çmenduri Trump, mos mendo se gjithçka ka përfunduar me martirizimin e babait tim”.– tha Zeinab, citon SkyNews. Ajo shtoi se një “ditë e errët” do të binte mbi SHBA-në dhe Izraelin si rezultat i vdekjes së babait të saj në Bagdad të premten.

Duke folur përballë një turme të madhe vajza e Soleimani tha se plani djallëzor i presidentit Trump për të shkaktuar ndarjes mes dy kombeve, Iranit dhe Irakut, ka dështuar.

“Trump, ti kumarxhi impulsiv, plani yt djallëzor për të shkaktuar ndarje mes dy kombeve, Irakut dhe Iranit, me gabimin tënd strategjik të vrasjes së Qasem dhe Abu Mahdi ka dështuar duke shkaktuar unitet historik mes dy kombeve dhe urrejtjen e tyre të përjetshme të ndërsjelltë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”– tha Zeinab Soleimani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *