Vendosni fjalën kyçe....

21 viktima nga tajfuni në Filipine


Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një tajbun i fuqishëm goditi pjesët të Filipineve, tha të enjten Agjensia Shtetërore e Administrimit të Katastrofave. Pesë peshkatarë thuhet se janë mes të humburve, sipas agjencisë.

Tajfuni Phanfone, i njohur në vend si Ursula, u pikas për herë të fundit duke përshkuar ishullin qendror të Panajit, me erërat maksimale që shkonin deri në 190 kilometra në orë, shtoi agjencia.

Ai ka goditur provincat Capiz, Iloilo dhe Leyte, duke shkatërruar çatitë e shumë shtëpive dhe duke rrëzuar pemët dhe shtyllat e energjisë.

Deri më tani, të paktën 10,000 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta, shtoi agjencia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *