Vendosni fjalën kyçe....

Zëdhënësja e PD-së: Durrësi 42 mijë euro për festa, ndërsa Tetova dhe Mitrovica dhurojë fondin e zbukurimeve


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një krahasim standardesh lidhur me adresimin e fondeve buxhetore për përballimin e pasojave të tërmetit.

Zhupa ka krahasuar vendimin e komunave të Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Mitrovicës në Kosovë të cilat dhuruan fondet e destinuara për dekor për qytetarët e prekur nga tërmeti, ndërsa Bashkia Durrës zbukuron qytetin duke alokuar 42 mijë euro.

Postimi i plotë:

Standardi rilindas: zbukurojnë qytetin e Durrësit 42 mijë euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë Tetova na dhuroj 25 mijë eurot e dekorit të saj festiv për qytetaret e Durrësit!

Mitrovica dhe Tetova vendosën të mos kishin dekor festash këtë vit sepse paratë e parashikuara për zbukurimin e qyteteve ja kanë kaluar Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Tetova dhuroj 25 mijë eurot e dedikuara për dekorin festiv.

Ndërsa Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha kanë shpenzuar miliona lek për dekor. Ndërkohë që banorët janë jashtë pa strehe, pa ushqime, edhe të pasigurt se çfarë do ndodhi me ta. Durrësi qyteti edhe me i prekur nga tërmeti, me humbje tragjike jetësh njerëzish harxhon 42 mije euro për dekor zbukurimesh ne qytet.

Qeveria është e gatshëm që të lere pa shpërblim pensionistet që mezi shtyjnë muajin por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse për rilindësit e emëruar ne krye te bashkive edhe për qeverinë dukja se gjithçka është ne rregull është me e rëndësishme se realiteti i mjerueshëm që po përjetojnë shqiptarët!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *