Vendosni fjalën kyçe....

Tufa: U kërkova ndihmë ambasadave por nuk m’u përgjigjën, Ministra e Jashtme gjermane e mohon


Ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), tashmë ndodhet në Zvicër së bashku me familjen e tij për të kërkuar azil politik për shkak të kërcënimeve që vinin ndaj tij në për arsye të pozicionit që mbante.

Në një prononcim për gjermanen Deutsche Welle, Tufa flet rreth kërcënimeve por edhe për ndihmën që ka kërkuar te ambasadat e huaja në Shqipëri.

Vala e kërcënimeve filloi në prill të këtij viti, deklaron Tufa, kur një grup politikanësh dhe intelektualësh të lidhur me regjimin e vjetër komunist donin t’i merrnin Institutit të drejtën për të pasur si objekt studimi edhe krimet e bëra nga komunistët në periudhën e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare (1939-1944).

Por Tufa i tha DW se ky ishte vetëm një pretekst që u gjet për të mbuluar shkakun e  vërtetë të luftës kundër tij. Tufa tha se në të vërtetë, shkaku ka qenë një kërkesë që bëri ISKK në fund të vitit të kaluar, për të marrë informacione nga të gjitha institucionet shtetërore për numrin e ish-oficerëve të sigurimit në stafin e tyre. “Dy institucione iu përgjigjën pyetjes sonë dhe doli që aty ishin nja 12 oficerë të sigurimit. Ata janë ende në pozicione super të rëndësishme, dy syresh pikërisht në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK), e cila aktualisht merret edhe me vettingun në Shqipëri”, i tha Tufa DW.

Agron Tufa i tha Deutsche Welle-s  se ai në fillim të nëntorit i kishte raportuar kërcënimet edhe tek një sërë ambasadash perëndimore: “Unë u kam dërguar të gjitha ambasadave kryesore në Tiranë, përfshirë edhe asaj të OSBE-së dhe BE-së, një raport me 16 faqe me një kronologji të kërcënimeve të mia, ku ishin dokumentuar edhe mesazhet kërcënuese, në shqip dhe anglisht, por ato nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje”, i tha Tufa, Deutsche Welle-s. 

E pyetur nga Deutsche Welle, Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë,u përgjigj: “Ambasada në Tiranë ka qenë në kontakt me personin në fjalë në funksionin e tij si drejtues i Institutit në fjalë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë për ndihmë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *