Vendosni fjalën kyçe....

Situata pas tërmetit – Çuçi zbulon numrin e banorëve të akomoduar në çadra e hotele deri tani


Ministri i caktuar për të menaxhuar gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit, Bledi Çuçi, jep bilancin më të fundit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe numrin e njerëzve të akomoduar deri më tani.

Sipas tij deri sot, ka shkuar në 12 mijë numri i personave të akomoduar qoftë në hotele, çadra, qendra sociale, etj.

 “Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese.

Në Lezhë 400 banesa të dëmtuara, 138 me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda dhe 3 të mesme. Sot përfundimi strehimi për të gjitha familjet e prekura me viktima. U bëj thirrje për pak durim banorëve, asnjë banesë nuk do të mbetet pa verifikim. Prioritet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve me dëme, dje 12 pronarë shprehën gatishmëri për rindërtimin e pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë.

Sot do të fillojmë me lejet përkatëse që të fillojnë menjëherë. Duhet një udhëzim për bashkitë e prekura për trajtim të bonuesve të qirasë deri kur të përfundojë akomodimi. 20 objekte të shembura deri tani në bazë të procedurave, nga akti i konstatimit te dosja procedurale, para ndërhyrjes së shembjes me fiksimin e vendit të ngjarjes dhe marrjes së provave, 8 në Thumanë dhe 12 në Durrës. Donacionet janë gjithmonë në rritje”, deklaroi ministri Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *