Vendosni fjalën kyçe....

Shembet me eksploziv pallati gjashtë katësh në Durrës (Video)


Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar sot me prishjen e ndërtesave që u dëmtuan pas lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të 26 nëntorit.

Ata kanë shembur sot një pallat gjashtë katësh në Durrës, që ishte shpallur i pabanueshëm nga ekspertët pas kontrollit.

Ditën e sotme, shefja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, kërkoi që asnjë ndërtesë në Tiranë të mos prishej pa u njoftuar më parë organi i akuzës.

Edhe prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për dëmtimin e banesave në qytetin bregdetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *