Vendosni fjalën kyçe....

Jennifer Lopez sapo na zbuloi se nuk është paguar asnjë qindarkë për filmin “Hustlers”


Jennifer Lopez thotë se ajo nuk ka marrë asnjë qindarkë për rolin e saj si Ramona, në filmin e fundit “Hustlers”.

Në një intervistë për GQ, Lopez shprehet se ajo kurrë nuk është motivuar nga paratë.

“Unë i bëj gjërat sepse dua. Unë nuk u pagova një grumbull të tërë parash për Hustlers. Unë e bëra falas dhe e prodhova atë. E mbështeta vetë. Kjo është Xheni nga Blloku. Unë bëj atë që dua, bëj atë që dashuroj. Por ishte një lloj mentaliteti me të vërtetë ndryshe për t’u futur në rolin e Ramonës. “-thotë artistja, citon ET.

Ajo thotë se ishte shumë argëtuese për të të luante rolin e Ramonës, por shumë e frikshme për të ishte të shikonte filmin që kishin realizuar.

Sipas Lopez realizimi i këtij filmi është një moment i rëndësishëm dhe me ndikim për gratë kudo në botë, sepse është prodhuar nga gra drejtore, gra shkrimtare, gra aktore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *