Vendosni fjalën kyçe....

Shkelën mbi minë teksa shkonin në shkollë, vriten 6 fëmijë në Afganistan


6 fëmijë kanë humbur jetën nga shpërthimi i një mine në Afganistan.

Sipas policisë, fëmijët ishin duke shkuar në shkollë në momentin kur shkelën mbi një minë që ka shpërthyer në çast.

Shpërthimi i minës ndodhi në provincën verilindore të Takharit.

‘Kjo zonë është nën kontrollin e talibanëve dhe që prej kohës kur forcat e sigurisë kryen sulme kundër këtij grupi, talibanët kanë vendosur mina kundër tyre’, tha Khalil Asir, zëdhënës i policisë lokale.

Mësohet se fëmijët ishin të moshës 9 deri në 12 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *