Vendosni fjalën kyçe....

U skualifikua nga gara për kryeprokuror, Gjykata rrëzon padinë e Alushajt


Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar padinë e prokurorit Lulzim Alushaj, i cili u skualifikua më herët nga gara për Kryeprokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Pas këtij vendimi zhbllokohen procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për Kryeprokuror. Alushaj është shprehur pas këtij vendimi: “Jam kurioz për argumentet e rrëzimit të padisë. Vendimmarrja e KLP-s ishte e cunguar dhe jo ligjore”.

Prokurori Alushaj pretendon se KLP-ja ka shkelur ligjin pasi ka mbajtur dy standarde.

 “Më 17 qershor kur u mbyll gara për Prokuror të përgjithshëm, duhet të ishte skualifikuar edhe kandidati tjetër Olsian Çela i cili s’kishte kaluar vettingun”, ka thënë ai.

Ai i kërkoi trupës gjykuese të kryesuar nga Kastriot Selita që ta quante të paligjshme garën për Prokuror të Përgjithshëm.

Alushaj u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, me argumentimin se nuk e plotësonte kushtin që të kishte 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur. Tashmë kandidatët për postin e Kryeprokurorit janë prokurori i Krimeve të Rënda, Olsjan Çela, prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj, si dhe Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *