Vendosni fjalën kyçe....

“Rrezikshmëria nga tërmeti llogaritet 99%” – Çfarë deklarohej në dëgjesat për Teatrin Kombëtar një vit më parë


Tërmeti i fuqishëm 7.5 ballësh, më i forti në 30 vitet e fundit sipas IGJEUM, dëmtoi shumë godina sidomos në Durrës e Tiranë.

Nuk mbetën pa u prekur edhe institucionet në Sheshin Skënderbej si Teatri Kmnbëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve dhe Muzeu Historik Kombëtar, që pësuan dëmtime si plasaritje apo rënie suvaje.

Ndërkohë Teatri Kombëtar, nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga tërmeti i fuqishëm, krejt ndryshe nga sa është deklaruar në Komisionin e Medias, në mbledhjen e datës 3 korrik 2018, lidhur me Teatrin Kombëtar.

Në atë mbledhje, drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, me profesion inxhinier, do deklaronte ndër të tjera se Teatri Kombëtar ishte krejt i pasigurt për sa i përket goditjeve të tërmetit dhe se qëndronte në këmbë.

Ai do deklaronte se rrëzikshmëria ishte 99% dhe vetëm 1% e kishte ruajtur Teatrit Kombëtar nga rrënimi.

“Problematika që është aty dhe që është më evidente është se objekti i vjetër është një ngrehinë e lehtë dhe ky objekt në kohë është çarë, ka bërë cedimet dhe ulje diferenciale të saj duke prishur panelet e objektit të vjetër. Si rezultat objekti, ngaqë nuk llogaritet për tërmete, i ka shpëtuar kohës. Rrezikshmëria e llogaritur, sipas probalitetit që kemi kryer ne brenda Teatrit Kombëtar  është 99%. 0.1% e ka ruajtur Teatrin Kombëtar deri tani.”

Ndërkohë që e vërteta në terren rezulton krejt ndryshe. Teatri Kombëtar jo vetëm që i mbijetoi tërmetit të disa kohëve më parë, që ishte më i dobët krahasuar me të fundit, por i bëri ballë edhe goditjes 7.5 ballë që shkaktuan dëme të mëdha materiale në shumë godina në Durrës e Tiranë. /Hashtag.al

VINI RE: Video marrë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

*Diskutimin e plotë në Komisionin e Medias për Teatrin Kombëtar e lexoni Këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *