Vendosni fjalën kyçe....

Martohet ‘The Rock’, muskulozi i preferuar i grave (FOTO)


Ndërkohë që filmi i fundit i Dwayne “The Rock” Johnson jepet nëpër kinema, aktori është martuar me të dashurën e tij prej kohësh, Lauren Hashian.

Johnson ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” ku shfaqet me nusen e veshur me fustan nusërie, me pamje nga oqeani në Haëaii.

Ceremoninë e kanë realizuar dje në Hawai.

“Ne duam. 18 gusht 2019. Haëaii. Pōmaikaʻi (i bekuar)”, shkruhet në mbishkrim.

Johnson dhe Hashian, janë prindër të dy vajzave: Jasmine 3-vjeçe dhe Tiana 1-vjeçe.

Johnson ka një vajzë 18-vjeçare, Simone, nga martesa e tij me Garcia. Dwayne Johnson njihet edhe si muskulozi i preferuar i grave për një kohë të gjatë. Filmi i tij i fundit “Hobbs & Shaw” ka dalë aktualisht nëpër kinema në të gjithë botën.

 

View this post on Instagram

 

We do. August 18th, 2019. Hawaii. Pōmaikaʻi (blessed) @laurenhashianofficial❤️ @hhgarcia41📸

A post shared by therock (@therock) on


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *