Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama po tall e përdhos aktorët teatërprishës


Ndërkohë që kryeministri Edi Rama vijon me publikimin e citimeve të aktorëve që janë pro shembjes së Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha vijon me sulmet ndaj tij.

Basha thotë se Ramës i ka mbetur mendja vetëm tek 200 milionë euroshi i 6 kullave që kërkon të ndërtojë mbi Teatrin, saqë nuk reagon as për refuzimin e vizës nga SHBA-ja për Vangjush Dakon.

Basha shprehet se kjo që po bën Rama me referimet ndaj aktorëve pro shembjes së Teatrit, është tallje dhe përdhosje e imazhit të tyre.

“Hajduti psiqik vazhdon të fshihet pas 6 kullave 200 milionë euro dhe nuk i zë goja asnjë fjalë për ortakun dhe bankomatin e tij personal Vangjush Dako. Kush mendon se ata janë dy e jo një e meriton talljen dhe përdhosjen si kjo që ju bën aktorëve teatërprishës! Tallja dhe përdhosja e tyre ka vetëm një qëllim: të fshehë aferën e hajdutit psiqik, 6 kulla 200 milion euro me një nga grupet më të rrezikshme shqiptaro-kolumbiano-spanjolle të drogës!”, shkruan Basha.

Ardian Çerga është aktori më i fundit që kryeministri Edi Rama ka përdorur për të promovuar idenë e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar. Më herët, ai ka përmendur Ema Andrean, Artan Imamin, Luftar Pajën, Altin Bashën etj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *