Vendosni fjalën kyçe....

Edhe sot përplasje mes policive në Shkodër për KZAZ-në


Vijojnë përplasjet në Shkodër. Edhe sot ka patur përplasje në KZAZ nr.2 mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake.Kjo e fundit pengon Policinë e Shtetit të futet në ambientet e KZAZ nr.2, për krijimin e kushteve për vijimin e punës për zgjedhjet.

Drejtori i policisë bashkiake Shkodër, Anton Hasanpapaj tha: “Turp, nuk preket polici i bashkisë, është uniformë e shtetit shqiptar, nuk ia kam dhënë unë, me kap policin me dorë është e turpshme, fakti që policia e shtetit është e armatosur është e turpshme.

Nëse dikush ka marrë përsipër me pushtuar institucionin e bashkisë Shkodër me armë le ti dalë zot. Unë e kam detyrim ligjor se ma ka dhënë ligji. Nëse shkel ligjin merrni më çoni brena mua”.

Bashkitë e drejtuara nga përfaqësues të opozitës kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Përmes një letre, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i kërkoi policisë të mbështesë bashkinë në lirimin e ambienteve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *