Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët këmbëngulin për shkarkimin e Metës, Balla: Sapo dorëzuam kërkesën në Kuvend


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka dalë në një deklaratë urgjente në Kryesinë e Kuvendit, për të deklaruar se partia e tij ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Socialistët kanë mbledhur firmat e më shumë se 35 deputetëve, në mënyrë që të dorëzonin këtë kërkesë.

Sipas Ballës, kjo kërkesë vjen pasi dekreti i kreut të shtetit për shtyrjen e zgjedhjeve është në shkelje me Kushtetutën. Mirëpo vendimin e presidentit nëse është kushtetues apo jo e vendos vetëm Gjykata Kushtetuese dhe këto janë vetëm procedurat e para për shkarkimin e presidentit, pasi që kjo të ndodhte do të duhej vendimi final i Gjykatës Kushtetuese që prej dy vitesh është jashtë funksionit.

“Në përmbushje të realizimit të zgjedhjeve janë ngritur KZAZ, përgatitur dhe shpallur listat e zgjedhësve, është kryer regjistrimi i partive, janë depozituar listat e ka filluar fushata. Ndërkohë që ka filluar procedura zgjedhore presidenti ka nxjerrë dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019. Arsyet e dhëna nga Presidenti kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike, se kushtet aktuale s’do siguronin zgjedhje të vërteta gjithëpërfshirëse, bindjen se kjo është mënyra që ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe se mbështetet në Kushtetutë. Kjo bie në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese. Së pari është cenuar rëndë parimi i ushtrimit të sovranitetit nga populli. Sovraniteti i takon popullit e ushtron në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet të zgjedhurve të tij. Në këtë kuptim i ka hequr sovranit të jetë i tillë”,- tha Balla.

Vijon…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *