Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Po mbahet shënim çdo i çmendur


Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë sot një tjetër deklaratë të fortë, ku e ka konsideruar Parlamentin jolegjitim. 

“Presidenti është zgjedhur nga një parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi. Besoj se jam shumë i qartë. Presidenti është Republikë, dhe Republika është e qytetarëve.”, tha presidenti.

Në një dalje për mediat, Meta tha sot se do të dekretojë shumë shpejt datën e re të zgjedhjeve vendore. Ai ishte i qartë kur tha se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është në fuqi dhe se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk e zbatojnë, duke iu referuar këtu KQZ-së.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ulë në tryezë kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha, Meta u përgjigj: “Sa më parë të jetë e mundur. Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.”

Ndërkohë, i pyetur nëse do ta pranojë vendimin e Kolegjit Zgjedhor nëse vendos rrëzimin e dekretit të tij, Meta tha:  “Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e  Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet, përkundrazi i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur që në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira e të ndershme sepse vetëm ato çojnë në hapjen e negociatave. Dekreti është në fuqi dhe i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti ka të drejtë çdo ditë të bëjë thirrje për reflektim. Ata të jenë të sigurt se do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *