Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim në Vorë: Asnjë hap pas deri në largimin e Ramës e garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme


Kreu i PD-së, Basha, pritet të mbajë një takim me banorët e Vorës dhe mbështetësit e kësaj force politike në këtë qytet.

Takimi në Vorë vjen një ditë pas atij të Durrësit, ku kryedemokrati lëshoi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama duke i dhënë mesazhin se nuk ka marrëveshje me të.

Basha e ka shpërndarë njoftimin në faqen e tij në Facebook ku shkruan se kjo javë është vendimtare për aksionin politik të opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Partia Demokratike do bëjë të mundur shndërrimin ekonomik të vendit që e ka kapluar kriza. Do çlirojmë ekonominë nga oligarkët e Ramës si dhe nga krimi i organizuar që bashkëpunon me qeverinë. Takimi në Vorë vjen pas takimeve madhështore në Durrës dhe në Berat. Kjo javë është vendimtare të aksionit tonë politik, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Do flakim tej zgjedhën që ka poshtëruar shqiptarët dhe do marrim në duar fatet tona.” – thotë ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *