Vendosni fjalën kyçe....

SHBA mesazh force Iranit, dërgon në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen ” Abraham Lincoln”


SHBA ka dërguar në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen e saj të pajisur me avionë bombardues dhe sulmues teksa tensionet e mes Uashingtonit dhe Teheranit janë në rritje e sipër.

Lëvizja e forcave dhe shtimi i pranisë në Lindje e Mesme është një mesazh i qartë presioni ndaj Iranit, ka deklaruar këshilltari për sigurinë i presidentit Trump, Bolton.

Bolton, i cili dikur bëri thirrje për ndalimin e programit bërthamor të Iranit duke bombarduar vendin, pohoi këtë herë se SHBA-ja “nuk po kërkon luftë me regjimin iranian”.

Megjithatë, është “plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur çdo sulmi të Gardës Revolucionare Islamike ose trupave të rregullta iraniane.

Ai paralajmëroi se Ödo cënim i interesave amerikane dhe aleatëve të saj në rajon do marrë përgjigjen më të ashpër.

Ndërkohë Teherani kohët e fundit ka sinjalizuar se nuk synon përshkallëzimin e tensioneve në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *