Vendosni fjalën kyçe....

Meta pret grupin e studentëve nga Sanxhaku: Të rinjtë të bëhen promotorë të proceseve demokratike


Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë një grup studentësh nga Sanxhaku.

Meta shprehet i lumtur nga vizita e studentëve duke i vlerësuar për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Sanxhakut dhe Serbisë.

Shumë i lumtur nga vizita e një grupi studentësh nga Sanxhaku.

E vlerësova të vlefshëm kontributin e tyre për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë, Sanxhakut dhe Serbisë, si dhe i inkurajova, që së bashku me të rinjtë e tjerë në rajon, pavarësisht kombësive, të bëhen promotorë të integrimeve europiane dhe të proceseve demokratike në vendet ku jetojnë.
Bashkëpunimi i të rinjve në mënyrë të hapur e krijuese është investimi më i mirë për një rajon në paqe, më të sigurt dhe më të begatë
”-shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *