Vendosni fjalën kyçe....

Babë e bir nga Tropoja humbin jetën në aksident, pasagjerja angleze filmoi përplasjen


Dy persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti me makinë që ndodhi të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Viktimat janë babë e bir, nga Tropoja. Sipas Gazetës Ekspress, ata ishin të moshës 42 dhe 9 vjeçare.

Babai dhe fëmija po lëviznin me shpejtësi me automjetin tip “Golf” që u përplas me makinën përballë.

Gazeta Ekspress ka publikuar një video të momentit të aksidentit, ku dëgjohen ulërimat e pasagjeres angleze që ndodhet në automjetin luksoz.

Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, me përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia .

 “Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve,  me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar  lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *