Vendosni fjalën kyçe....

“Mikpritja dibrane” – Basha surprizohet në orët e vona (VIDEO)


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mbrëmjen e kaluar mbërriti në Dibër në kuadër të turit të tij në të gjithë vendin ku po takon një më një qytetarët, për t’i ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 marsit.

Basha u surprizua nga mikpritja e dibranëve, që edhe pse ai mbërriti në orët e vona të natës dhe ftohtit, një grumbull i madh njerëzish kishin dalë ta prisnin me brohoritje.

“Rama ik” dhe “Mirëseerdhe kryeministër”, këto ishin dy thirrjet kryesore me të cilat dibranët e pritën Bashën.

“Surprizë shumë e bukur, ju falenderoj nga zemra”, tha kreu i PD-së.

Ditën e sotme Basha ka planifikuar të takojë qytetarët për t’i ftuar të marrin pjesë në protestë dhe për të ndarë me ta alternativën e Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *