Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi: “Djali i policit godet rëndë efektivin e Gardës, fshihet ngjarja”


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në rrjetet sociale ku deklaron se djali i një polici dy netë më parë ka goditur rëndë një efektiv të gardës në qytetin e Vlorës.

“Në Vlorë goditet rëndë gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin!”, shkruan ish-kryeministri.

Berisha i rëeferohet mesazhit të një qytetari dixhital,  sipas të cilit ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 pranë vendit të quajtur “Kapelja”, ku djali i një polici ka goditur punonjësin e Gardës dhe është larguar nga ngjarja.

Sipas qytetarit, ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia e Vlorës.

“Përshëndetje Z.Berisha, doja të ndaja një çudi që po ndodh në qytetin e Vlorës. Në datën 2, rreth orës 23:00, në vendin e quajtur ‘Kapelja’ një efektiv i Gardës është goditur nga një djalë i një efektivi policie dhe është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia e Vlorës s’ka dhënë asnjë infomacion për këtë ngjarje.

Efektivi i Gardës është në gjendje të rëndë nga gjymtyrët dhe doktorët e spitalit dje ishin pushim. Të hënën mbas orës 10:00 do ta kontrollojmë me imtësi thanë, çudira shqiptarësh, po deshe verifikoje si rast dhe të lutem anonim.”, shkruan qytetari.

Denoncuesi nuk bën me dije se me çfarë është goditur efektivi i Gardës që ka mbetur në gjendje të rëndë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *