Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit i bashkohen protestës, studentët: Ju pranojmë vetëm si prindër, pa kauzën


Banorët e Astirit i janë bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit, por studentët nga ana tjetër kanë bërë thirrje që protesta e tyre të mos politizohet.

Studentët janë shprehur se i pranojnë të gjithë, qoftë protestues të Astirit, Bulevardit të Ri, etj., por si studentë, si prindër, gjyshër, pasi protesta është vetëm e tyrja.

“Kemi ardhur vetëm për kauzën tuaj, nuk na intereson politika as juve as neve”, tha një nga banorët e Astirit. 

“Kemi ardhur vetëm në mbështetjen tuaj, na thirrët dhe ne erdhëm”, vazhdoi më tej banorja.

Dy palët po diskutojnë ndërsa ende nuk është vendosur që banorët e Astirit të largohen.

“Kjo është mbështetja më e madhe që po ju bëjnë. Ke naj politikan në mesin tonë? Sheh ndonjë? Ne kemi ardhur si prindër. Unë kam ardhur edhe pardje, me vajzën time.”, tha një nga zotërinjtë.

Mirëpo studentët ngulmojnë në mos përfshirjen e politikës në kauzën e tyre dhe uniformat portokalli për ta përbëjnë problem.

“Ku është gabimi? Te jelekët?! Ky ishte thjesht për të treguar se jemi banorë të kësaj zone.”, tha një tjetër banore.

“Më vjen keq. Ne ju pranojmë nëse përziheni me studentët, por jo të na vini kështu grup më vete”, iu përgjigj një djalë i ri zonjës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *