Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë autobusi në Gjermani, mes pasagjerëve edhe dy shqiptarë (VIDEO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një autobus është përfshirë nga flakët e zjarrit. 

Mësohet se mes pasagjerëve, bëjnë pjesë edhe dy shqiptarë të Kosovës.

Në një prononcim për “Indeksonline”, shqiptarët kanë thënë se ishte vërtetë një rrezik i madh, por që për fat të mirë kanë shpëtuar.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkakun që mund të ketë çuar në këtë incident, mirëpo paraprakisht dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një problemi  të motorit të autobusit.

Incidenti ka ndodhur në vend ky në afërsi të qytetit “Bad Camberg”, që ndodhet në një rrethinë të Limburg-Ëeilburg në Hessen të shtetit gjerman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *