Vendosni fjalën kyçe....

Neritan Liçaj: Ky profesion do këllqe, jo të servilosesh deri në neveri


Aktori i njohur i skenës teatrale dhe kinematografisë shqiptare, Neritan Liçaj tregon se është bërë pjesë e këtij profesioni prej rreth 25 vitesh dhe pavarësisht këtij fakti thotë se ende nuk di shumë rreth tij.

Ai ironizon qëndrimin e disa kolegëve të tij, se duke shfrytëzuar këtë profesion bëjnë pazare, servilosen për arsye të ndryshme.

“Në këtë çerek shekull që ushtroj këtë profesion kam mësuar shumë prej tij, por ende nuk di asgjë!
Por për një gjë jam i sigurt! Çka duhet të bësh është ta duash atë, jo të bësh pazare në të!Të punosh për të jo të spërdridhesh si t’ja hedhësh atij(profesionit),të gjesh forma të pista dhe arriviste!Të jesh i sinqertë me të dhe jo të përpiqesh të gënjesh apo të hipokritizosh me të!Me pak fjalë, të duash atë jo veten tënde në të!Po bëre ketë (ta duash atë),rri ballë hapur!Nuk ke frikë!Nuk servilosesh dhe lëpihesh deri në neveri,as nuk ke frikë se dikush mund të ta marrë atë,sepse e ke fituar dhe jo vjedhur profesionin,Kaq gjë e di!
E thënë troç ky profesion,si dhe të gjithë të tjerët,do këllqe dhe nuk bëhet me të hedhur!”, shkruan aktori.

Në marshimin e javës së kaluar, aktori u shpreh mjaft ashpër ndaj kryeministrit Rama, duke i kujtuar se ai s’mund të bëjë çtë dojë me shqiptarët.

Liçaj bëri një krahasim me Rikardin e tretë, duke paralajmëruar kryeministrin të largohet si një njeri normal para se të jetë shumë vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *