Vendosni fjalën kyçe....

Kapet rreth 48 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 49-vjeçari, në kërkim shqiptari


Një tjetër sasi e madhe droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Raportohet se në Plagia, Konitsa të Janines, është sekuestruar nga policia brenda një mjeti 47 kg 863 gram e ndarë në 32 pako. 

Në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i mjetit, grek 49-vjec. Ndërkohë është shpallur në kërkim një shqiptar 41-vjeç, i cili rezulton se duke drejtuar një automjet, ka kryer rolin e kontrollorit të rruges duke ndihmuar mjetin që transportonte sasinë  e drogës. 

f7fd5a75-9679-4717-b8b3-3e0f6519891f

Gjate kontrollin të banesave të të arrestuarit dhe të kerkuarit policia ka sekuestruar 150 gram marijuanë, 1500 euro, 14.000 lek shqiptare. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *