
Sipas numrit dy të PD-së Noka, protestat e opozitës kanë dhënë efekte kundër qeverisë.
Në fjalën e tij para dhjetëra qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë, deputeti demokrat shtoi se protestat kanë vrarë frikën e qytetarëve dhe kanë zgjuar shoqërinë ndërsa shtoi se parlamenti është kthyer në zërin e narkove.
“Parlamenti është kthyer në zërin e narkosit dhe të jo të qytetarëve. Reagimi ynë protesta ka dhënë efektet e veta. Protesta jonë ka një sukses ajo ka vrarë frikën te shqiptarët dhe ka zgjuar shoqërinë tonë. Sot shqiptarët flasin dhe artikulojnë pakënaqësitë e regjimit. Qytetarët sot janë të revoltuar. Fermerët e treguan në Lushnje, kudo janë në revoltë sepse ky regjim i ka falimentuar dhe kjo nisi që me Ballkanin e Hapur. E keni parë, i kanë braktisur takimet me kryeministrin. Shumica bën revolt në mënyrë të heshtur. Bën takime me drejtorë dhe administratë, shoqëria dhe shqiptarët e braktisën sepse Rama nuk pranon zë kritik. I keni parë, firmosin fap fap fap vetëm për të vjedhur. Në fushatë i premtoi shqiptarëve Europën dhe kur Europa i bëri bllokadë ai nuk do t’ja dijë. Kemi kërkuar Komisione hetimore, interpelancë me kryeministrin asnjëherë nuk vjen. Kërkojmë fjalën dhe na ndërpritet. Parlamenti qelbet drogë dhe korrupsion. Hajdut si ky nuk ka të dytë”, tha Noka.