
Deputeti demokrat Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në protestën e radhës të thirrur nga opozita më 17 prill.
Ai shkruan se kryeministri Rama i përdori votat e marra më 11 maj për të mbrojtur aferat e tij dhe të Belinda Ballukut.
Këlliçi shton se mbrojtja që kreu i qeverisë i bëri ish-zëvendëses së tij është arsyeja pse procesi i integrimit ka ngecur.
“Edi Rama çoi sot dhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm sikur Opozita po pengon integrimin!!! E vërteta që e dinë vlonjatët dhe gjithë shqiptarët është se ai i përdori votat e farsës elektorale të 11 Majit, jo për reforma, por për të mbrojtur aferat e tij dhe të Belinda Ballukut.
82 kartonat për të shpallur Ballukun të praprekshme dhe për të kthyer mbrapsht drejtësinë, janë arsyeja pse Shqipëria ka ngecur në procesin e integrimit europian. Opozita ka kërkuar në Parlament, në shesh e kudo, që kjo të mos ndodhte. Por Edi Rama zgjodhi Belindën, zgjodhi pushtetin e tij personal para Brukselit.
Të tjerat janë pallavra. Ne do vijojmë betejën për ta hequr pengesën në rrugën tonë europiane, që është Edi Rama. Takohemi të premten, datë 17 prill, ora 19:00, me energji, pasion e dashuri për Shqipërinë.” – shkruan Këlliçi.