Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron besimtarët për Pashkët: Uroj që kjo festë të sjellë sa më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe lumturi në çdo familje


Ish-Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët me rastin e festës së Pashkëve.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai uroi që kjo festë e shenjtë të sjellë shëndet, mbarësi, begati, paqe dhe lumturi në çdo familje shqiptare.

Meta theksoi se Ngjallja e Krishtit simbolizon triumfin e së mirës mbi të keqen dhe forcën e besimit e shpresës përballë çdo sfide. 

Mesazhi i plotë:

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve të krishterë ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Uroj përzemërsisht që kjo festë e shenjtë të sjellë sa më shumë shëndet, mbarësi, begati, paqe dhe lumturi në çdo familje shqiptare.

 

 

Ngjallja e Krishtit na kujton se, sado e fortë dhe e pathyeshme të duket e keqja, asgjë nuk mund ta ndalë dritën dhe të mirën që të triumfojnë mbi errësirën. Shpresa me besimin në Zot janë më të fuqishme se çdo sfidë.

Lutja e Krishtit në Kryq “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” mbeten një mësim i përjetshëm se fuqia e dashurisë triumfon mbi gjithë veprat e këqija, intrigat, ligësitë, pabesitë dhe tradhtitë.

Le ta festojmë këtë ditë të shenjtë si triumfin e jetës mbi vdekjen, me besim të palëkundur, me zemra të mbushura me shpresë dhe me energji të reja për të ndërtuar një të nesërme më të mirë, që me patjetër do të vijë.

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!