Microsoft planifikon të investojë 1.6 trilionë jen (10 miliardë dollarë) në Japoni për të zgjeruar infrastrukturën e inteligjencës artificiale dhe të “cloud computing”, tha sot një drejtues i lartë, transmeton Anadolu.
Njoftimi erdhi gjatë një takimi në Tokio midis nënkryetarit të Microsoftit, Brad Smith dhe kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, sipas Kyodo News.
Investimi planifikohet të zgjasë nga fillimi i vitit 2026 deri në vitin 2029 do të përfshijë partneritete me SoftBank Group dhe Sakura Internet.
“Ne mund të ofrojmë mbështetjen që i nevojitet ekonomisë japoneze për të ardhmen,” i tha Smith kryeministres Takaichi.
Ai tha se iniciativa synon të nxisë rritjen ekonomike të Japonisë duke forcuar infrastrukturën dixhitale kritike për teknologjitë e së ardhmes.
Ky veprim zgjeron ndjeshëm planin e mëparshëm prej 2.9 miliardë dollarësh të Microsoftit të njoftuar në vitin 2024 për të përmirësuar qendrat e të dhënave dhe për të rritur aftësitë e “cloud”-it në vend.