Vendosni fjalën kyçe....

“Bap, bap, bap, ia bënte gruaja Macron-it” – Trump tallet me presidentin francez (Video)


Presidenti amerikan Trump është tallur me atë francez Macron.

Gjatë një konference për shtyp, teksa ironizoi shefin e Elizesë se po trajtohej shumë keq nga gruaja e tij Brigitte, ai solli në vëmendje një episod të pak muajve më parë kur Macron u duk se u dhunua me grushte në fytyrënë dyert e avionit presidencial teksa po bëhej gati të zbriste.

Ngjarja ndodhi gjatë një vizite zyrtare të çiftit presidencial francez në Vietnam. Pas ngjarjes, që u bë menjëherë virale, Macron i hodhi poshtë pretendimet duke thënë se nuk kishte asnjë episod dhune dhe se bëhej fjalë për një mosmarrëveshje të vogël.

Trump bëri mimika qesaharake teksa po imitonte Macron-it. Dyshja janë përplasur së fundmi pas kundërshtimit të Francës për të marrë pjesë në operacionin për lirimin e Ngushticës së Hormuzit që është bllokuar nga Irani pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj vendit.