Vendosni fjalën kyçe....

Ndjekje mbi 30 minuta në Vlorë, “Shqiponjat” ndalojnë mjetin e dyshimtë, plagosen dy policë



Forcat speciale “Shqiponja” kanë ndaluar një mjet të dyshimtë pas një ndjekjeje që zgjati mbi 30 minuta në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit janë dëmtuar tre automjete policie, ndërsa dy efektivë kanë mbetur të plagosur.

Brenda mjetit të ndaluar ndodheshin dy të mitur, rrethanat e përfshirjes së të cilëve në këtë ngjarje mbeten ende të paqarta.

Dy policët e plagosur janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.