Vendosni fjalën kyçe....

Basha e quajti ‘montazh qesharak’ videon e takimit me Ballën, Çim Peka: E ftoj të bëjë padi


Lulëzim Basha i ka quajtur montazhe qesharake videon e mbrëmshme të publikuar nga Syri Tv në emisionin “Çim Peka Live” të një takimi mes tij dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në kohën kur Basha drejtonte PD-në.

Basha në reagimin e tij në Facebook, i cilëson si shpifje dhe trillime për t’i fryrë përçarjes së demokratëve, që sipas tij, shërbejnë më së miri për Ramën.

 

Statusi:

“Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”

 

Por menjëherë pas statusit të Bashës, ka kundër reaguar gazetari i Syri Tv, Çim Peka, i cili e fton Bashën të bëjë padi për montazh.

Peka lë të kuptohet se do ketë edhe video në vijim për të kuptuar gënjeshtrat e Bashës.

 

Statusi i Çim Pekës:

E ftoj Bashen te bej padi per montazh

Lulzim Basha paska thene se fajin per takimin e tij tinezisht me Taulant Ballen e ka Sali Berisha.

Prisni video ne vijim per te kuptuar cdo genjeshter te tij, nese tenton te genjej per vendin e takimit, gje qe ne reagimin e tij nuk pati guxim ta bente.

Por paska thene qe eshte montazh.

E ftoj Bashen te na beje padi ne prokurori per montazh te videos. Por te jeni te sigurte qe nuk e ben dot, nuk fshihet dot aty